Komedi në Errësirë

“Komedi ne Errësirë “, vepra e dramaturgut Peter Shaffer, nisi rrugëtimin premierë më 26 maj në skenën e Teatrit Kombëtar Ekseprimental.

Komedi në errësirë, nën regjinë e Najada Elmazit, e mbyll suksesshëm sezonin teatror të martën e 6 qershorit, si shfaqja e fundit për këtë sezon në Teatrin Kombëtar Eksperimental. Për 2 javë me radhë, publiku e mirëpriti këtë shaqje, përmes duartrokitjeve dhe të qeshurave pa fund, si tregueset e vetme te suksesit te saj.

Vepra e shkruar nga dramaturgu Peter Shaffer, premierën e saj e ka patur në vitin 1982 të cilen autori do ta përshkruante ‘ si një shpërthim të vërtetë të gëzimit njerëzor”.
Që nga ajo kohë, shfaqja vazhdon të ketë të njëjtin sukses dhe impakt në të gjithë botën. Komedi në errësirë, vjen për herë të parë në Shqipëri me një kast aktorësh profesionistë, si Gentian Zenelaj, Laura Nezha, Marjana Kondi, Mehmet Xhelili, Laert Vasili, Eglantina Cenomeri, Gerald Sejdini dhe Karafil Shenaj. Në qendër të veprës është një skulptor i ri i quajtur Brindsli Miler dhe e fejuara e tij debutuese Karol Melket të cilët kanë vjedhur disa antikuare shumë të shtrenjtë tek fqinji i tyre Harold Gorinxh, për ti bërë përshtypje babait të Karolit, Kolonel Melket dhe një pasaniku të huaj të quajtur Xhorxh Bamberger.

Përpara se te ftuarit të mbërrijnë, një siguresë bën një qark të shkurtër duke shkaktuar errësirë. Skena ndricohet në cast, por të gjithë personazhet ndodhen në errësirë, ky është edhe paradoksi që shoqëron të gjithë skenografinë e shfaqjes. Gjithcka ndodh në errësirë, një simbolikë ku autori demaskon personazhet, një mënyrë për të zbuluar natyrën e vërtetë të karaktereve. Personazhet veprojnë ndryshe nga pamundësia për tu parë, ku sekretet e tyre dalin në dritë të plotë. Emigracioni, ndarja klasore dhe ekonomike janë disa prej temave që preken në vepër. Situatat e keqkuptimeve ndërlikohen gjatë spostimit të mobiljeve kur ato duhet ti kthehen Harold Gorinxh, i cili kthehet papritur. Zonjusha Furnival, fobike nga errësira, besimtare dhe antialkooliste, jepet mbas alkoolit, kështu intensifikon situatën dramatike. Hyrja e ish të dashurës së Brindslit, Klea, elektricistit dhe multimiljonerit Xorxh Bamberger, e cojnë në një dimension tjetër komedinë. Të gjithë personazhet kanë pushtet mbi Brindslin, ai është në pamundësi për të ndaluar ardhjen e tyre, për të kthyer dritat përsëri dhe për të ndaluar një katastrofë të mundshme që do të permbysë gjithë jetën e tij.

Cfarë ndodh më tej, si e përballon ai gjithë situatën, a ndodh katastrofa…. beteja për shmangien e së cilës, e bëjnë publikun të shpeëthejë në të qeshura.
Ngjitjet e fundit në skenë të aktorëve do të jenë këtë të martë ora 20:00, mos e humbisni…

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com