Korrupsioni zgjedhor, ekspertët: Kërkohet reagim qytetar, politika tregohet neglizhente ndaj votuesve

Ekspertët e proçesit zgjedhor në Shqiëpri e konsiderojnë korrupsionin zgjedhor si një kërcënim të vazhdueshëm për proçeset zgjedhore ndaj dhe kërkojnë angazhimin e qytetarëve për ta minimizuar këtë fenomen. Koalicioni i Vëzhguesve Vendor ka nisur një seri takimesh ën disa qytete, për këtë qëllim dhe Gerta Meta, përfaqësuese e këtij institucioni thotë se, llogaridhënia e të zgjedhurve ndaj qytetarëve sjell një qeverisje më të mirë. Sa i përkët krizës politike në vend, Meta thotë se qytetarët meritojnë transparencë nga palët, për çdo negociatë apo vendim të partive politike.

 

Korrupsioni zgjedhor mund të parandalohet vetëm nëse qytetarët përfshihen, duke mos lejuar partitë politike që të manipulojnë proçesin saherë që zhvillohen zgjedhje.

Gerta Meta, përfaqësuese e  Koalicionit të Vëzhguesve Vendor,  thotë se qyetarët nuk duhet të lejojnë politikanët që ata të pyeten vetëm në kohë zgjedhjesh, por të kërkojnë llogari, pasi vetëm kështu mund të krijohet një qeverisje më e mirë.

Aktualisht, Meta thotë se, qytetarët lihen në hije nga të zgjedhurit dhe vëmendja rikthehet tek ta vetëm në fushata zgjedhore, situatë e cila duhet të marrë fund.

Për këtë, kanë nisur një sërë tryezash në qytete të ndryshme të vendit, për të sensibilizuar dhe informuar votuesit, për disa nga format e deformimit të vullnetit të qytetarëve.

Sa i përket krizës politike në vend dhe ngërçit institucional të krijuar, Meta thotë se duhet një dialog konsensual dhe se qytetarët meritojnë një transparencë dhe jo negociata të fshehta.

Korrupsioni zgjedhor konsiderohet si rrezik për demokracinë shqiptare dhe roli i pjesëmarrjes qytetare ka një rëndësi të veçantë.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com