Kosova reagon për taksën në Rrugën e Kombit: Nuk ishim të informuar

Autoritetet e Kosovës kanë reaguar në lidhje me vendosjen e taksës në Rrugën e Kombit nga ana e Shqipërisë, një taksë e cila do ti kushtojë të gjithë drejtuesve të mjeteve 10 euro.

Ministri i Infrastrukturës së Kosovës Pal Lekaj ka thënë se do t’i drejtohet autoriteteve shqiptare për të ulur këtë tarifë.

Ai ka thënë për Gazetën Ekspres se nuk ka pasur asnjë njoftim në lidhje me këtë taskë.

Të hënën, ka thënë Lekaj do t’i drejtohet homologut të tij shqiptar Damian Gjiknuri për të kërkuar sqarime dhe për të ulur  taksën rrugore.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com