Kretë, bllokohet anija me 10 ton kanabis, ka pasur edhe shkëmbim zjarri

Në afërsi të ishullit të Kretës në Greqi është bllokuar një anijë e ngarkuar me 10 ton kanabis.

Gazetari i Ora News në Athinë na raporton se ka pasur edhe shkëmbim zjarri ndërmjet trafikantëve dhe policisë bregdetare.

Sipas informacioneve të para, droga po vinte nga Libia.

Zougla.gr raporton se anija kishte në bord 6 persona nga Siria, të cilët u arrestuan pas shkëmbimit të zjarrit mes tyre dhe forcave te policisë.

Mësohet se sasia e drogës do të dërgohej në vendet e ndryshme europiane.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com