Kryemadhi në Shkodër: Të gjithë jemi më të mirë se kryeministri

Lëvizja Socialiste për Integrim nisi turin e takimeve me strukturat e saj në gjithë Shqipërinë në përgatitje për zgjedhjet e 30 qershorit të vitit të ardhshëm.  Kryetarja Monika Kryemadhi siguroi simpatizantët e LSI se opozita është e aftë të rrëzojë Edi Ramën dhe të ngjallë shpresë. Për kërkesën e Ilir Metës se LSI duhet të jetë më e moderuar, Kryemadhi u shpreh se nënshtrimi nuk është moderim

Pas një mungese të gjatë në media, Monika Kryemadhi nga Shkodra nisi turin e takimit me strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke nisur kështu edhe rrugëtimin drejt zgjedhjeve lokale të qershorit 2019. Kryemadhi u tha shkodranëve se vendi ka ende shpresë dhe se opozita e ka forcën për të rrëzuar Edi Ramën.

Për sa i përket drejtimit të LSI, Monika Kryemadhi nuk ngurroi t’i përgjigjej edhe Ilir Metës, i cili është shprehur se kjo forcë politike duhet të jetë më e moderuar. Për kryetaren e kësaj force politike kompromisi në dëm të qytetarëve nuk është moderim

Monika Kryemadhi tha se me Edi Ramën në krye të qeverisë, më shumë shqiptarë do të largohen nga vendi

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com