Kryemadhi takon Ambasadorët e BE-së një javë para protestës

 

Kryemadhi për medit tha se ishte një takim informues ku ndanë qëndrimet e LSI për hapjen e negociatave dhe përshpejtimin e reformave.

Monika Kryemadhi: Është takimi i dytë që bëjmë, e bëjmë të përvitshëm jo vetëm me ambasadorët e BE por edhe me përfaqësues të Ambasadës së SHBA, si dy institucione që janë partnerë strategjikë të Shqipërisë. LSI ndau opinionet me institucionet ndërkombëtare sa i përket qëndrimit për hapjen e negociatave dhe reformat me të cilat duhet të ecim më shpejt.Sot Shqipëria më shumë se kurrë është shumë vonë në procesin e integrimit europian dhe e ardhmja e Shqipërisë nuk ka asnjë drejtim tjetër.

Kur u pyet nëse pjesë e diskutimeve ishte dhe protesta, Kryemadhi tha: Protesta e 16 shkurtit nuk është vetëm në tryezën e Ambasadorëve por në tryezën e çdo shqiptari.

Kur u pyet nëse pjesë e diskutimeve ishte dhe protesta, Kryemadhi tha: “Protesta e 16 shkurtit nuk është vetëm në tryezën e Ambasadorëve por në tryezën e çdo shqiptari”.

Gazetarja: A ju shprehu Ambasadori i BE-së të njëjtin vlerësim siç i shprehu Gjonajt dje, se reforma në drejtësi po ecën?

Kryemadhi: Reforma në drejtësi nuk mund të ketë dy standarde.Për bashkëshortin e  Donika Prelës nuk ka problem pse nuk ka paguar tatimet ndaj shtetit shqiptar ndërsa një prokurore tjetër  duhet të sjellë vërtetimin që kushëriri i saj ka paguar apo jo tatimet në Itali për 25 mijë euro.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com