Lady Gaga, gruaja e vitit për “Billboard”

aaa
Këngëtarja e hitit “Born this way” është vlerësuar për arritjet në muzikë dhe për kontributin në këtë industri, duke u vlerësuar si “Gruaja e vitit”, nga “Billboard”.

g
Këngëtarja ka përdorur rrjetin social “Twitter”, ku ka shkruar: “Nuk mund ta besoj, që “Billboard” më ka cilësuar si “gruaja e vitit”, faleminderit shumë. Ju jam shumë mirënjohëse!”

gaga
Gaga ka shitur mbi 28 milionë kopje albumesh dhe ka fituar 6 çmime “Grammy”, por gjatë vitit 2015, ajo i ka kushtuar më shumë kohë profesionit si aktore, për filmin “American Horror Story: Hotel”. Projekte të tjera të rëndësishme të yllit, këtë vit, kanë qenë publikimi i duetit “Anything goes”, me Tony Bennett dhe dyshja gjithashtu, ka përfunduar turneun në Amerikën Veriore dhe Europë, një turne që përmbante 36 koncerte. Lady Gaga, gjithashtu pritet të publikojë albumin e pestë, vitin e ardhshëm.

ddd

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com