Laguna e Karavastasë. Moraturiumi rikthen shpendët e egër

LAGUNA E KARAVASTASË. MORATURIUMI RIKTHEN SHPENDËT E EGËR

Falë moratoriumit për nderprerjen e gjuetise tashmë në Lagunen e Karavastase gjenden shpendë të eger që nuk janë parë prej 20 vitesh. Sipas drejtorit të sherbimit pyjor Lushnje, masat ishin të domosdoshme pasi shume specie po rrezikoheshin.

PRODHIMET BUJQËSORE. BERAT, MUNGESA E TREGJEVE DËMTON FERMERËT

Qindra fermerë në fshatin fshati Otllak të Beratit vuajne mungesen e një tregu, gje qe ka bërë qe ti shesin prodhimet e tyre, kryesisht hurma ne buze të rruges. Sipas fermerëve nuk janë të pakta rastet kur produktet dëmtohen pasi nuk shiten në kohë.

PËRMBYTJET NË LEZHË. FILLON PASTRIMI I KANALEVE KULLUESE

Përmbytjet e shkaktuara kohët e fundit kanë nxjerrë në pah mangësitë e shumta që ka nënstacioni i energjisë elektrike në qytetin e Lezhës. Mos funksionimi i tij për rreth 15 orë, solli për pasoje edhe mos funksionimin e tyre gjatë kohës së përmbytjeve. Përballë kësaj situate bashkia e Lezhës ka nisur një ndërhyrje emergjente duke pastruar kanalet kulluese.
Disa orë rrebesh pak ditë më parë solli përmbytjen e shumë zonave në veri dhe jug të vendit.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com