Ligji – Nënshtetësia për fëmijët e emigrantëve, qeveria e Gentilonit para krizës

Ligji i të drejtës së nënshtetësisë italiane për fëmijët e emigrantëve që jetojnë prej vitesh në Itali, i quajtur dhe në gjuhën teknike “Ius soli” rrezikon të vërë në krizë qeverinë e Gentilonit.

Ky ligj i miratuar dy vjet më parë në dhomën e deputetëve të Parlamentit italian pritet të votohet së shpejti dhe në Dhomën e Senatit.

Por forcat politike si Lëvizja 5 Yje e Lidhja e Veriut janë shprehur kategorisht kundër aprovimit të tij.

I propozuar dhe i mbështetuar fortësisht nga Partia Demokratike Italiane nga lideri i saj e ish-kryeministri Matteo Renzi, si dhe nga qeveria aktuale e Paolo Gentilonit, gjatë muajit të fundit ku ligj është bërë fushë betejë e debateve të forta politike mes qëndrës së majtë e qëndrës së djathtë italiane, aq sa ekzekutivi italian ka deklaruar shumë herë se është i gatshëm të kërkoj votëbesimin në parlament për aprovimin e tij.

Por gjatë orëve të fundit qeveria e Gentilonit duket se ka bërë një hap pas.

Në Dhomën e Senatit nuk janë të garantuara votat pro ndaj “Ius Soli” e nëse qeveria mban fjalën për kërkesën e votëbesimit në miratimin e ligjit, me shumë gjasa ekzekutivi i Gentilonit rrezikon të mos i marrë ato e me pak fjaë kjo qeveri rrezikon të bie.

Ky fakt është shprehur qartë së fundmi dhe nga zëdhënësi i Partisë Demokartike Matteo Richetti i cili ka deklaruar për mediat se “Partia Demokratike do të ndjek udhëzimet e kryeministrit Gentiloni. PD e mbështet fort “Ius soli” e është e gatshme ta çoj deri në fund betejën e saj por vetëm nëse ka numra të sigurt për aprovimin e tij në të dy dhomat e Parlamentit.”

Eksponenti i Partisë Dmokratike informon gjithashtu se orët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e këtij ligji.

Nga ana e qeverisë italiane nuk ka një komunikim zyrtar se çfaë do të ndodhë.

Mbledhja e qeverisë e parashikuar për të premten nuk u mbajt dhe Këshilli i Ministrave është i vetmi organ që mund të marrë vendimin mbi autorizmin e votëbesimit të qeverisë për aprovimin e “Ius Soli”.

Fakt mbetet që votimi i këtij ligji në Senat rrezikon dhe një herë tjetër të dalë nga axhenda e punimeve të Parlamentit e janë rreth 800 mijë fëmijë emigrantësh të lindur ose të rritur në Itali që presin prej 2 vitesh miratimin e tij.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com