Lind foshnja me zemrën jashtë trupit, sfidon mjekët, arrin të mbijetojë

Ajo sapo ishte krijuar kur mjekët diagnostikuan një gjendje të rrallë dhe thanë që shanset për të mbijetuar ishin afër zeros.

Por foshnja, Vanellope Hope zemra e së cilës është rritur jashtë trupit ka sfiduar mjekët dhe ka arritur që të mbjetojë pas lindjes.

Shanset që një fëmijë me këtë gjendje të mbijetojë është 8 në 1 milionë.

Hope tani është 3 javëshe dhe për ta sjellë në jetë u angazhaun një ekip prej 50 mjekësh, mami dhe infermierësh në një operacion të rrallë por që rezultoi i sukseshëm në Britani.

Prindërit e saj të lumtur, që hodhën poshtë këshillat e mjekëve për ta ndërprerë shtatëzaninë, treguan vajzën e ‘mrekullisë’ që menduan se nuk do ta kishin kurrë.

Vanellope është duke u rikuperuar nga tre operacione të jashtëzakonshme për ta zhvendosur zemrën e saj nga jashtë gjoksit të saj brenda trupit të saj.

Gjendja e rrallë e foshnjes u zbulua kur mamja e saj Naomi Findlay ishte 9 javëshe shtatzënë.

Klikoni ketu per ta pare FOTOGALERINE

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com