Liroi të arrestuarin për 5 ton drogë, nis verifikimi për gjyqtarin

Këshilli i Lartë i Drejtësisë nisi verifikimin ndaj një gjyqtari të Gjykatës së Vlorës, Arqile Basho i cili mori vendim për lirimin e Rakip Arapajt i arrestuar për sekuestrimin e 5 tonëve drogë në Llakatund të Vlorës

Veprimi u ndërmor pas rastit të bërë publik në media.

Gjatë një operacioni kundër trafikut të drogës të 14 korrikut 2017 në fshatin LLakatund të Vlorës u sekuestruan gati 15 ton drogë  në tre banesa.

Më 17 korrik Gjykata e Vlorës  vendosi masën e sigurisë arrest me burg për 8 nga 9 të arrestuarit lidhur me ngarkesen e madhe te droges se sekuestruar.  Në arrest me burg u lanë dhe kryeplaku i fshatit Balil Gjata, Myzafer Tushaj, Ervin Tushaj, Rakip Arapaj, Kudret Tushaj, Elion Tafili.Gjykata la në burg edhe inspektorin e policisë Lirim Lamaj së bashku me të vëllanë Astrit Lamaj.

Më vonë Gjykata e Vlorës bëri rivlerësim të masës së sigurisë duke e lënë arrest shtëpie, Rakip Arapajn kundrejt garancisë prej 1 milion lekësh të reja.

Inspektorati i KLD-së, ka filluar verifikimit për mbledhjen e të gjitha provave të nevojshme që hedhin dritë mbi faktet e ekspozuara në ankesën publike, duke i kërkuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë paraqitjen e të gjitha vendimeve dhe procesverbaleve mbi procesin gjyqësor të zhvilluar ndaj të pandehurit R.A lidhur me caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” dhe lidhur me lirimin e tij nga paraburgimi” thuhet në njoftimin e KLD-se

Pas verifikimit KLD premton se do të bëjë publike rezultatet e inspektimit.

Arapaj u arrestua

Arapaj  banues i fshatit Drithas u arrestua rreth orës 04:00 të 14 korrikut 2017 pasi një ditë më parë ( 13 korrik, ora 19:00 )  gjatë një operacioni të ushtruar nga strukturat e policisë Vlorë në fshatin Drithas Vlorë, u kontrollua banesa një katëshe e ndodhur brenda oborrit ku ndodhej banesa e Rakip Arapaj.

Në këtë banesë u gjet një sasi lëndë narkotike me peshe 5266 kg e 800 gram si ajo e kanabis sativës, në forme boçe, pluhuri, formë çokollate si dhe një sasi 2.5 litra vaji i ngjashme me atë të vajit të lendës narkotike kanabis sativa, gjithashtu brenda kesaj banese u gjeten dhe dy arme zjarri automatik model 56 se bashku me krehrat me fishek.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com