LIVE MBI 5 ORE PROTESTA/ Studentët ulen këmbëkryq në shesh presin të dalë Ministrja

Për ditën e tretë radhazi studentët vijojnë protestën e tyre para Ministrisë së Arsimit për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre që kanë të bëjnë me përgjysminin e tarifave dhe përmirësimin e kushteve.

Studentëve i janë bashkuar dhe familjarë, qytetarë apo studentë nga universitetit privat.

Studentët u grumbulluan rreth orës 10:00 dhe Ora News po e percjell live.

Ora 14: 00 Studentët refuzojnë ministren Nikolla me vuvuzela e duke e thirrur: Turp! Turp!

Studentët nuk pranojnë negociata. Ata kërkojnë vetëm zgjidhjen e kërkesave të tyre. Në momentin kur ministrja e Arsimit ka dashur të dalë ata kanë thirrur: Turp! Turp!  Dhe i kanë rënë vuvuzelave duke nënkuptuar se e refuzonin.

Një student i tha Ora News se ministrja kishte dalë me truprojet e saj dhe kjo u mor nga studentët si tentativë provokimi. “Erdhi me truprojet e saj të kalojnë mes turmës  dhe nga ne u mor sikur erdhi për të nxitur dhe për të thënë që jemi vandalë.  Ministrja të vijë këtu pasi të kertë plotësuar kërkesat. Nuk ka negociata

Ora 13: 53 EKSKLUZIVE/ Nikolla flet për Ora News: Kollaj të jap dorëheqjen por s’kam bërë asnjë gabim

Ministrja Lindita Nikolla Intervistë telefonike ekskluzive në Ora News.

“Me vullnet e dëshirën e Lindita Nikollës, si nënë dhe ministre dola për tu thënë që cështjet zgjidhjetduke komunikuar. Pas kërkesave dhe parullave Lindita Nikolla dil në bulevard u nisa të komunikoj.

A ishte provokim?

Studentët kanë gjithmonë të drejtë por zgjidhet me diskutim. Të parashtrojnë gjithë kërkesat që ata kanë dhe jo duke i ndryshuar ca sot e ca nesër. Jemi të hapur të adresojmë e shifra e fakte deri në fund  Në çdo orë të ditës dhe kur studentët të dëshirojnë. Unë i pres.

A keni menduar të jepni dorëheqjen?

Është gjëja më e kollajtë por duhet të jetë në kushtet e papërgjegjshmërisë. Nuk është fundi i botës por Lindita Nikolla nuk ka bërë asnjë gabim

Ora 13: 29 Studentët vijojnë protestën dhe nuk ndalen para ministrisë së Arsimit.

Ministrja e Arsimit kerkoi te dilte jashte nga godina por studentet nuk kane pranuar dhe ministrja eshte futur ne ministri

“Arsim jo biznes” thërrasin studentet, e nuk pranojnë politizimin e protestes.

Ora 12: 46: Banoret e Astirit largohenm largohet dhe kordoni polici.

Studentet nuk lejuan qe protesta e tyre te politizohet

Ora 12: 37 Studentët protestojne: Jo politike!

Edhe studentet jane vendosur kordon dhe nuk pranojnë banorët e Astirit ti bashkohen protestës së tyre.

“Nuk pranojmë protesta që  kanë marrë ngjyrim politik. Distancohuni nga partitë politike sepse jeni ulur në gjunjë me ata!

Ora 12:21 Kordoni policor ndan banoret e Astirit me ato te studenteve

Banorë të Astirit kërkojnë t’i bashkohen protestës por studentët nuk pranojnë pasi i druhen politizimit të saj. Një kordon policor ndan studentet me banorët e Astirit.

Për mikrofonin e Ora News banorët e Astirit thonë se kanë ardhur ti mbështesin studentët por studentët nuk pranojnë.

“Nëse do të vinin të bashkohen me ne ata të bashkoheshin që në mëngjes protestës tonë” thanë studentët

ndërkohë një banor thotë: “Protesta jone eshte pasdite, ne kemi ardhur per solidaritet. Kerkesat tona jane ekonomike, po mbrojme shtepite”

Vijon rezistenca e studentëve para ministrisë së Arsimit: S’na ndal shiu as bora

Ora 11:40  Studentet nuk ndalin protesten edhe pse bie shi

Ne Tirane ka nisur shiu por studentët nuk tërhiqen

Ata thërrasin:  Nuk na ndal shiu/ Nuk na ndal bora/Ne jemi studenta, juve jeni horra

Gjithashtu ata i kanë thë jo dhe protestës së  banorëve të Astirit nëse duan të bashkohen.

“Jo ne do bëhemi gardh studentësh. Dhe nuk ndalojmë. Ata mund të na bashkohen vetëm nëse dalin me pankartat tona dhe thirrjet në mbështetje tonë.

“Jo politikë! Lindita Nikolla dil në Bulevard

Shkolla është e jona, jo biznes privat” thërrasin studentët

 

 

Ora 11: 10  Studentet denoncojne pedagoget e korruptuar

Një student lexon emrat e pedagogëve që kërkojnë lekë për të hyrë në provim dhe më pas thërrasin: Turp!

“Pedagogë të korruptuar jeni murtaja e shoqërisë” – therrasin studentet

Ora 10: 58 Studentët i bëjnë thirrje Lindita Nikollës të dalë jashtë dhe nuk pranojnë negociata.

Një studente e privatit  ishte aty për të mbështetur studentët e shtetit.

Edhe qytetarë i janë bashkuar protestës së studentëve.

“Ne një ditë do të vdesim dhe rinia është e ardhmja. Nëse qeveria Rama nuk i kanë sytë nga rinia atëherë ne do të vijojmë të jemi këtu. Qeveria të bëjnë zgjidhje ne do i mbështesim studentët” tha një qytetar nga Fieri. 

Ora 10: 37 Studentët vijojnë të qëndrojnë para ministrisë me thirrje për protesta

“O ministre që s’di këndim je ministre për Arsim” thërrasin studentët

Ora 10: 30 Studentët bëjnë thirrje për tu bashkuar dhe kërkojnë që protesta e tyre të mos politizohet.

“Studentët protestojnë. Bashkohuni me ne! 

Studentët mbajnë pankarta në duar ku ndër të tjera shkruhet: “Ministrja e Arsimit ti ngele!” “Na falni që s’po ju lëmë të vidhni të qetë!”

Studentët i kanë paraqitur ministrisë së Arsimit letrën me 8 kërkesa për të cilat ata thonë se presin përgjigje zyrtare me shkrim deri në orën 14:00

Kërkesat drejtuar  Ministrisë së Arsimit dhe Sportit
1. Përgjysmim i tarifës së studimi
2. Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rektor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.
3. Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillimet Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
4. Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.
5. Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.
6. Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.
7. Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.
8. Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019.
Presim përgjigje zyrtare me shkrim deri në orën 14:00.

Kërkesa drejtohet nga Këshilla studentor.

Ora 09:43 Studentët nisin marshimin: Bashkohuni me ne!

Një grup studentësh ndodhen para ministrisë së Arsimit ndërkohë që një grup tjetër studentësh janë nisur drejt Korpusit për tu bashkuar me ata tek Ministria e Arsimit.

Studentët mbajnë pankarta në duar dhe bëjnë thirrje për tu bashkuar me ta: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”

Ora 09:33 Studentët kanë nisur grumbullimin e studentëve tek Korpusi. Gazetarja e Ora News Xhenslia Demollaj informon se pritet ti bashkohen dhe studentët e universitetit të Mjekësisë  

Sot Dhjetori i dytë i studentëve, Kryeministria “zonë e ndaluar”, rezistencë para MAS

Bashkimi Kombëtar Studentor ka publikuar axhendën e protestës së ditës së sotme, që përkon edhe me 8 dhjetorin, lëvizjen studentore të 1990.

Për të shmangur çdo lloj politizimi të mundshëm, për shkak se edhe Partia Demokratike ka aktivitete në përkujtim të kësaj date, studentët kanë shpallur “zonë të ndaluar” Kryeministrinë.

Mbledhja e studentëve të Tiranës do të nisë nga sheshi “Nënë Tereza” nga ora 08:30 deri në orën 09:30.

Prej nga aty do të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit, ku do të zhvillohet dhe protesta.

Studentët e Tiranës ftojnë të gjithë studentët e tjerë, maturantët dhe prindërit tu bashkohen për të kërkuar me ngulm plotësimin e tre kërkesave të tyre.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com