LIVE/ Zbrapsja e Ministrisë së Arsimit nuk tërheq studentët nga protesta. Plotësoni kërkesat e tjera

Ora 13:00  Ministria e Arsimit shfuqizon vendimin dhe heq tarifën për provimet e mbartura.

Zbrapsja e MAS ndodhi pasi qindra studentë të të gjithë universiteteve në Tiranë u vendosën para godinës së ministrisë dhe vijojnë të protestojnë për më shumë se 4 orë.

Pasi studentët thonë se ajo ishte vetëm një nga tre kërkesat që MAS duhet të plotësojë

Studentët e të gjithë universiteteve të Tiranës,  Fakultetit të Drejtësisë, Mjekësisë, Shkencave Sociale, Histori Filologjisë, Gjuhët e Huaja dhe Shkencat e Natyrës dhe Universitetit Bujqësor,  vijojnë të qëndrojnë dhe të mos largohen ndërsa thërrasin “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Protesta nisi prej orës 10:00

“O ministrja të heqë VKM o VKM do heqë ministren”  kërcënuan studentët.

Kishte momente kur studentët kanë hedhur vezë dhe letra higjienike drejt godinës.

Ata nuk pranojnë të negociojnë por kërkojnë anulimin e vendimit

Protesta ka dhe në Universitetin e Durrësit, Korçës dhe Elbasanit.

Ora News po përcjell protestën minutë pas minute dhe protesta vijon.

Në orën 12: 37 u mësua se brenda godinës së Ministrisë po mbahet një takim i ministres me rektorët e universtieteve.

“Nëse nuk do të japin një përgjigje pozitive ne do të vijojmë të jemi këtu” tha një studente.

Perditesimi i fundit i lajmit u be ne 11:57 

Studentët e Universitetit Bujqësor kanë marshuar nga Kamza në këmbë drejt Ministrisë së Arsimit për tiu bashkuar studentëve të tjerë.

Ultimatumi

Studentët i kanë vendosur një ultimatum qeverisë që të japë një përgjigje deri sot në orën 16:00, në të kundër protestat do të përshkallëzohen në demonstrata. Një prej tyre tha për mikrofonin e Ora News, të gazetares Nertila Dosti se do të jetë dhjetori i dytë.

Studenti: Ne kemi lënë një afat, deri sot pasdite në orën 4 kërkojmë përgjigje. Nëse përgjigja nuk jepet, atëherë ta dija kryeministri dhe ministrja se ne nuk tërhiqemi. Nuk jemi rtërhequr për protestat tona për armët kimike dhe nuk do tërhiqemi. Madje paralajmërojmë se protesta mund të kalojë në demonstrata. Protesta do të përfundojë vetëm me realizimin e qëllimeve. Ky është dhjetori i dytë. Prindërit tonë patën vizionin për një Shqipëri Europiane, atë ëndërr vazhdojmë ta kemi dhe ne. 8 dhjetori i dytë po afron, Dhjetori i dytë do ta gjejë Shqipërinë me heqjen e këtyre tarifave burokrate”

Mësohet se forca të shumta policore janë vendosur jashtë rrethimit të Ministrisë së Arsimit.

(Foto: LSA Protesta e studenteve)

(Foto: LSA Protesta e studenteve)

(Ne foto: Marshimi i studenteve drejt ministrise se Arsimit, 6 dhjetor 2018)

Protesta po mbahen edhe në Universitetet e Elbasanit, Korçës e Durrësit

 Boçi: I mbështes si pedagog, jo si politikan

Ndërkohë deputeti i PD, Luçiano Boçi thotë se në protestën e studentëve të Elbasanit është si pedagog dhe jo si përfaqësues politik. Në një lidhje për Ora Neës, Boçi thotë se në takimin e zhvilluar mes studentëve dhe përfaqësuesve të Universitetit nuk është arritur  asnjë marrëveshje.

Zv.rektori i Universitetit të Elbasanit: Pagesa për kreditet e mbartura do rishikohet

Ndërkohë studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” janë pritur nga zv/rektori Peci Naqellari, i cili premtoi se tarifa për lëndët ngelëse aktualisht është 400 lekë, por do të rishikohet sërish.

NaqellariËshtë e drejta juaj të protestoni. Është një vendim që jeni njohur nga media në lidhje me vendimin 288, pika 4. Edhe Ministria premtoi se do rishikohet. Ne si universitet e kemi lënë 400 lekë të vjetra duke e minimizuar, po përsëri do e rishikojmë.

Në lidhje me këtë bordi i administrimit ka vendosur tarifa të zbutura. Ne mirëkuptojmë kërkesën tuaj. Por tarifat nuk kanë ndryshuar. Kaq kanë qenë. Tarifa për pagesën e krediteve të mbartura bën fjalë për ciklin master dhe studentët me kohë të pjesshme.

Studentët e Korçës

Studentët e Universitetit Fan Noli kërkojnë: “Të anulohet VKM e krediteve, të përmirësohen kushtet e konvikteve, të gjysmohet tarifa që do dyfishohet vitin që vjen, të shtyhet afati i pagesave të shkollës.”

Studentët e Elbasanit: Trup për Ramën, na quajti ngelësa

Student: Ne nuk jemi as bijë politikanësh dhe as bijë biznesmenësh, pasi bijtë e politikanëve dhe biznesmenësh shkojnë në shkolla private ose jashtë shtetit. Ne vijmë nga shtresat e mesme ose të ulëta, ndaj merr një vendim për uljen e tarifave të shkollës.

Student: Kryeministri rrogën e vet e ka shumë të lartë, prindërit tanë ku punojnë, ku jetojnë? Le të bëhen prindërit tanë të bëhen ministra dhe atëherë ne i vazhdojmë studimet ashtu sic duhet. Ndërsa fëmijët e ministrave le të vijnë të mësojnë këtu në Shqipëri dhe jo të jetojnë jashtë shtetit si mbretër. Taksat e atyre po i paguajmë të gjitha ne.

Student: Jemi të zhgënjyer pasi rektori Skënder Topi, pedagoget dhe përfaqësuesi i studentëve nuk kanë denjuar të na presin për bashkëbisedim. Rama na quajti ngelsa! Turp për qeverinë që nëpërkëmb studentet. I themi Nikollës: “Mendoni mirë mënyrën e motivimit për studentet.”

Ata gjithashtu i kërkuan ministres Nikolla të përgjysmojë tarifat studimore, por edhe të përmirësojë kushtet në konvikte.

Por ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla pasi diskutoi me drejtuesit e Universiteteve dha se VKM -ja për të cilët protestojnë studentët nuk ka hyrë ende në fuqi, ndërsa përgjegjësinë për tarifat ia kaloi Universiteteve

 

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com