“Loro Boriçi” bëhet gati të presë miqësoren Shqipëri- Marok

Stadiumi i Shkodrës “Loro Boriçi” do të jetë gati për të pritur miqësoren e 31 gushtit me Marokun dhe për ndeshjen e parë prej vërteti të Kuqezinjve me Maqedoninë në 5 shtator për eliminatoret e Botërorit 2018.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot disa foto nga stadiumi “i rilindur”.

“Një stadium europian për Shqipërinë dhe Shkodrën, ku do të luajë eliminatoret e Botërorit edhe Kombëtarja e re e Kosovës.Në këtë vepër është investuar nga Qeveria Shqiptare për futbollin 18 herë më shumë se në 23 vjet (1990-2013) të marra së bashku” shkruan Rama.

Stadiumi Loro BoriciStadiumi Loro BoriciStadiumi Loro BoriciStadiumi Loro BoriciStadiumi Loro BoriciStadiumi Loro Borici

 

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com