Mandati i kryeprokurorit, Ora News siguron memon drejtuar Komisionit te Ligjeve

Nesër, në datën 7 dhjetor, Prokuriorit të Përgjithshëm i përfundon mandati, ndërsa parlamenti do të nisë zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e pasuesit të tij.  Kjo procedurë është në ngërc për faktin se kushtetuta përcakton si organ për zgjedhjen e kryeprokurorit Këshillin e Lartë të Prokuroisë institucion i cili ene nuk është ngritur.

Por referuar dispozitave kalimtare mazhoranca ka deklaruar

se do të zgjedhë një prokuror të përkohshëm deri në ngritjen e ketij institucioni.  Fillimin e procedurës për zëvendësimin e kreut të akuzës, e konfirmon dhe një memo e Drejtorisë për Monitorimin e Institucioneve të Pavarura, drejtuar komsionit të ligjeve.

Ora News siguroi memon drejtuar kryetarit të Komisionit të Ligjeve ku tregohet arsyeja përse nuk është krijuar ende KLP.

Drejtoria e Monitorimit të Institucioneve të pavaruara, organ brenda kuvendit,  thotë se pasuesi i kryeprokurorit Adriatik Llalla, duhet të zgjidhet me 84 vota por pa specifikuar nëqoftëse flitet për një kryeprokuror me mandate të plotë apo kryeprokuror zevendësues deri në ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokuorisë.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com