Maradona del nga spitali, pas gjakderdhjes së brendshme

Legjenda e Argjentinës, Diego Maradona ka dalë nga spitali pasi u shtrua me gjakderdhje të brendshme në stomak, tha vajza e tij.

58-vjeçari po bënte një vizitë mjekësore rutinë në shtëpi kur mjekët zbuluan se ishte sëmurë.

Megjithatë, familja e tij tha se diagnoza nuk ishte serioze.

“Për ata që u shqetësuan për babain tim, mund t’ju them se është mirë,”-tregoi vajza e tij, Dalma.

Agjencia e lajmeve Reuters më vonë raportoi se Maradona doli nga spitali.

Maradona, i cili ishte kapiten i Argjentinës kur fitoi  Kupën e Botës më 1986, është trajner i skuadrës Meksikane, Dorados de Sinaloa.

Ai u sëmur gjatë fitores së Argjentinës ndaj Nigerisë në Kupën e Botës në Rusi, por më vonë tha se ishte “mirë”.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com