Marinari me një këmbë, fotoja frymëzuese e Maratonës së Bostonit

Një marinar që ka humbur këmbën e tij të majtë  gjatë një shpërthimi bombe gjashtë vite më parë në Afganistan është bërë pjesë e maratonës së vrapit në Boston. Jose Luis Sanchez vrapoi me flamurin amerikan në dorë dhe arriti që ta mbaronte garën për rreth 5 orë e gjysmë.

Sanchez  tha për Runner’s World se e përfundoi garën për të mbështetur  shoqatën bamirëse ‘Semper Fi’, e cila ofron ndihmë për  veteranët e plagosur dhe familjet e tyre.

Fotot dhe videot e tij në maratonë janë bërë virale në internet.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com