Maskat godasin në Fushë-Krujë, persona të armatosur grabisin banesën e tregtarit

Maskat e armatosura kanë goditur në mes të ditës në Fushë Krujë

Banesa e tregtari u grabit sot në lagjen SMT të Fushë Krujës.

Persona të armatosur dhe të maskuar mësohet se hynë në banesën e Isuf Çëlës.

Burimet thonë se nën kërcënimin e armëve ata kanë arritur të marrin një shumë parash nga shtëpia e biznesmenit, por që ende nuk bëhet e ditur.

Familja Çela mësohet se ka një biznes të rregullimit të elektroshtëpiakeve!

Policia e Fushë Krujës ka mbërritur në zonë dhe po kryen veprimet e para me qëllim identifikimin e autorëve.

Ngjarja vjen vetëm një ditë pas zbulimit të një tjetër rasti grabitje në Nikël të Krujës, dhe vetëm pak orë pasi një shpërthim tritoli u regjistrua në një banesë.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com