Mbyllet lokali në Elbasan ku u helmuan dasmorët e tre dasmave

Autoriteti Kombëtar  i Ushqimit ka mbyllur lokalin “Laguna Blu” në Elbasan ku u helmuan gati 40 persona.

Pas verifikimeve AKU ka konstatuar se lokali në pronësi të Manol Musajt kishte kushte të rënda higjeno-sanitare.

Gazetaret informuan per helmimin e 44 personave ndersa AKU zyrtarizoi se ishin helmuar 39 dasmore.

Personat e helmuar kanë qenë pjesë në tre dasma të ndryshme, të shtunën drekë e darkë, si dhe të dielën në darkë, në të njëjtin lokal.

Verfikimi i AKU u bë në orët e vona të mbrëmjes së të hënës pas marrjes së informacionit mbi helmimin e dasmorëve.

“Lokali rezultoi se kishte mungesë të rëndë të kushteve higjeno-sanitare si dhe mungesë të dokumentacionit shoqërues (gjurmueshmëri). 

Në momentin e inspektimit në subjekt, ndodheshin 12 kg mish viçi, 40 kokrra veze, 25 kg mish gici, 5 kg djathë i bardhë si dhe 4 kg djathtë kaçkavall pa etiketë. Për produktet e gjendura në subjekt u realizua marrja e mostrave me qëllim kryerjen e analizave për prezencë  të Salmonelës,”-raporton AKU.

Aktiviteti u bllokua deri në daljen e përgjigjes së analizave si edhe iu vendos masë administrative me gjobë në vlerën 700.000 lekë.

Të helmuarit- Nga këta 36 persona, midis tyre 2 fëmijë, janë shtruar në spital të tjerët pas mjekimit janë larguar.

31  prej tyre rezultojnë të regjistruar në spitalin infektiv. 3 prej tyre  janë dërguar në Tiranë pasi kanë manifestuar shenja të rënda të  intoksikacionit.  2 fëmijë ndodhen të shtruar në Pediatri ndërsa 8  shtetas të tjerë kanë marrë mjekim ambulator.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com