Menaxhimi i rrugëve, konfidustria: Duhet Ent Publik i posaçëm Shqipëri-Kosovë

Debateve për tarifimin ose jo të rrugës së Kombit i shtohet propozimi që vjen nga Konfindustria, sipas së cilës, për mirëmbajtjen e rrugëve duhet të krijohet ent publik, që duhet të funksionojë edhe përmes bashkëpunimit me Kosovën. Sa i përket rrugës së Kombit, kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku thotë tarifimi duhet të jetë 4-5 herë më i ulët, për vetë specifikat e saj.

 

Mirëmbajtja e rrugëve në vend duhet patjetër që të menaxhohet nga një Ent Publik për Menaxhimin e Përdorimit të Rrugëve, madje ky ent duhet të funksionojë përmes një bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë.

Ky është propozimi që Konfindustria i bën qeverisë shqiptare, e cila sipas Gjergj Buxhukut duhet të hartojë një strategji të re për rrugët.

Gjergj Buxhuku, kreu i Konfindustria-s: Propozojmë që të ngrihet një ent publik mes Shqipërisë dhe Kosovës, që të paktën akset kryesore rrugore që do të tarifohen, të menaxhohen nga ky ent i përbashkët. Mund të jetë edhe një kompani publike, sipas shembujve të vendeve të tjera ndërkombëtare, që raportin e pagesave të qytetarëve, ta kishte ai, dhe të mos përplaseshin privatët me njëri-tjetrin.

Ky propozim i Konfindustrisë për ndërtimin e Strategjisë dhe Entit Publik për menaxhimin e përdorimit të sistemit rrugor vjen pas deklarimit të qeverisë, për fillimin e vendosjes së tarifimit të përdoruesve të rrugëve.

Për Konfidustrinë, nëse rrugët do të vijojnë të menaxhohen siç bëhet aktualisht, situata e tyre do të jetë e vështirë duke rritur mundësitë e përfitimeve të palëve politike.

Gjergj Buxhuku, kreu i Konfindustria-s: Realisht, situata do të jetë e vështirë, pasi kemi të bëjmë me rrugë, që janë arterie kryesore të mënyrës sesi jetojnë njerëzit dhe bizneset, si zhvillohet ekonomia e një vendi, dhe mund të shfrytëzohen shumë lehtë edhe politkisht, për të krijuar edhe trazira, për të futur në konflikt kompanitë me qytetarët etj.

Sa i përket tarifimit të rrugës së Kombit, Buxhuku thotë, se vlera e saj duhet të jetë 4-5 herë më e ulët, për vetë specifikat e saj.

Gjergj Buxhuku, kreu i Konfindustria-s: Duke pranuar që mund të vendoset për një tarifë shtesë, për faktin se kemi të bëjmë me një rrugë strategjike që kërkon shumë investime dhe mirëmbajtje, që tejkalojnë koston mesatare të mirëmbajtjes së rrugëve në shkallë vendi, që paguhen nga buxheti i shtetit, mund të paguhet edhe një tarifë shtesë. Për mendimin tim, tarifa mund të ishte 4-5 herë më e ulët sesa tarifa që u vendos.

Negociatat e nisura mes qeverisë dhe kompanive, që kanë marë me koncension tarifikin e rrugës së Kombit, Buxhuku i konsideron pozitive, madje sipas tij, fakti që ato janë shqiptare, nuk i ka çuar ata drejt arbitrazhit, pas akordit të arritur fillimisht.

Gjergj Buxhuku, kreu i Konfindustria-s: Kompania e huaj direkt do të shkonte në arbitrazh ndërkombëtar, që me siguri e ka parashikuar në kontratë, dhe do paguhej një kosto shumë e lartë financiare, me qindra milionë eurosh. Në këtë rast, mendoj se mund të gjendet një zgjidhje të pranueshme, për vetë faktin se kompanitë janë shqiptare.

Deri tani ende nuk dihet nëse qeveria ka arritur marëveshje të re me kompanitë, për tarfimin e rrugës së Kombit, pas kërkesave të banorëve por edhe palës kosovare.

Flutura Tota

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com