Merkato europiane, Everton ëndërron Rooney, Sneijder dëshiron Milanin

Reali i Madridit ka zyrtarizuar afrimin e parë të këtij sesioni të merkatos. Klubi madrilen ka afruar talentin 19 vjeçar Theo Fernandez duke kaluar në llogarinë e Atleticos së Madridit 24 milion euro. Mbrojtësi i majtë sezonin e fundit u aktivizua në formë huazimi tek Alaves dhe shihet nga drejteusit e “los blancos’ si zëvendësuesi ideal i Marcelos. Lojtari zbarkoi ditën e hënë në Madrid, duke nënshkruar edhe marrëveshjen.

Klubi anglezi i  Liverpool, e ka kthyer vëmëndjen nga  portieri i Sevillas  Sergio Rico. Paraqitja jo e mirë e belgut Simon Mignolet dhe gjithashtu edhe e gjermanit Lucas Karius duket se po detyron drejtuesit të gjejnë një lojtar të aftë për të mbajtur peshën e kuadratit të kuq. Sipas mediave britanike Liverpooli ka nisur kontaktet me Sevillën dhe është gati të paguajnë 12 milion euro për kartonin e spanjollit, ndërkohë që klauzola e largimit në kontratën që Rico ka aktlualisht me Sevillën është 20 milion euro.

Everton ka zyrtarizuar Sandro Ramirezin, lajmi eshte konfirmuar nga vetë klubi anglez. 21-vjeçari arriti të realizonte 16 gola në 31 paraqitje me skuadrën e Malagës edicionin e fundit. Shifra e paguar nga “the toffes” është rreth 8 milion euro teksa vetë lojtari i kombëtares spanjolle të 21 vjecarëve është shprehur mjaft i lumtur për transferimin e tij në Premier League. Ndërkohë që “ëndrra” e kësaj merkatoje për Everton mban emrin e Wayne Rooneyt. Kapiteni i Manchester United nuk po gjen hapësira në formacionin e Jose Mourinho dhe Everton kërkon ta shfrytëzojë këtë gjë duke rikthyer Rooneyn në “Goodison Park”

Inter ka nisur të lëvizë për të afruar në skuadër Steven N’Zonzin. Mesfushori që për një kohë të gjatë ishte në listën e objektivave të Juventusit mund të përfundojë tek zikaltërit. Klubi nga Milano ka gjas të vendosë në tryezë kartonin e Stafn Jovetic  plus 20 milion euro për të bindur drejteusit e Sevillës të heqin dorë nga 28 vjecari francez. Klubi andaluz pretendon 40 milion euro për të drejtat e N’Zonzit.

Sneijder tek Milani, do të ishte e vështirë për tu kapërdirë nga tifozët e Interit, por mundësia ekziston. Sipas mediave në Itali përfaqësuesi i holandezit Guido Albers ka në axhendën e tij një takim me dy drejtuesit kryesor të kuqezinjvë, adminsitratorin e deleguar Marco Fassone dhe drejtorin sportiv, Massimiliano Mirabellin për të diskutuar rreth mundësisë së kalimit të  33 vjecarit në spondën tjetër të qytetit të Milanos. Në nëntor kur ishte pjesë e Gallatasarayt, Sneijder pat deklaruar se ëndërronte që një ditë të luante për Milanin.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com