Merkel të shtunën shkon në Maqedoni

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të jetë në Maqedoni më 8 shtator për një vizitë zyrtare.

Zëdhënësi i kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, Stefan Zajtbert informoi se axhenda e takimeve nuk është konfirmuar ende. Ajo që dihet deri tani është se do të takohet me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev.

Zyra e Merkel informoi se kancerlarja Merkel ndër të tjera do të kuptojë atmosferën në prag të referendumit të 30 shtatorit për marrëveshjen mes Athinës dhe Shkupit për emrin e Maqedonisë.

Temë e diskutimit pritet të jetë edhe situata e fundit në Ballkanin Perëndimor.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com