Mes të arrestuarve për korrupsion, Princi arab që vizitoi Shqipërinë

Një komision antikorrupsion, i formuar së fundmi në Arabinë Saudite, ka çuar në arrestimin e 11 princave arabë, 4 ministra dhe me dhjetra ish-ministra të cilët akuzohen për korrupsion dhe abuzim të fondeve publike.

Fushata antikorrupsion, e formuar nga Mbreti Salman Al-Saud, ka çuar në arrest edhe  miliarderin Prince Alwaleed bin Talal.

Një investitor i fuqishëm, që vizitoi Shqipërinë më 25 gusht me superjahtin e tij luksoz, ku dhe zhvilloi takime të rëndësishme me Presidentin Ilir Meta e kryeministrin Edi Rama. Në fokus të të bisedimeve ishin investimet strategjike në Shqipëri.

Dekreti mbretëror tha se Komisioni i kryesuar nga Princi i Kurorës Mohammed bin Salman, ka të drejtën për të hetuar, arrestuar, dhe ngrirjen e pasurive të atyre që akuzohen për korrupsion dhe abuzim të pushtetit. Princi 32-vjeçar, bin Salman ka qenë prej kohësh një aktor kryesor në politikën saudite pas mbretit.

Ndërkohë John Defterios, korrespodent i Cnn-it, tha se spastrimi ishte pjesë e fuqizimit të pushtetit të Princit të Kurorës, që mesa duket do të lirohet prej rivalëve të tij.

Sipas reporerit Defterios, ndryshimi në çmimet e naftës ka bërë që loja e bisnesit të dobësohet.

Kjo është arsyeja pse ata duan të diversifikojnë ekonominë dhe gjithashtu të bëjnë një përpjekje të guximshme për të çrrënjosur korrupsionin” tha John Defterios.

Por ai nënvizoi se korrupsioni nuk ka gjasa të jetë arsyeja e vetme e këtij spastrimi radikal dhe të gjerë. “Ne nuk mund ta harrojmë faktin se Princi i Kurorës është i ri e pushteti i tij do të zgjasë për vite të tëra. Nuk është habi, që ai dëshiron të konsolidojë gradat përreth tij,” tha gazetari i CNN.

Princi Miteb bin Abdullah, që është dhe ministri i shkarkuar i Gardës Kombëtare, dikur konsiderohej të ishte një konkurrent kryesor për fronin përpara emërimit të princit Mohammed Bin Salman dy vjet më parë.

Që prej emërimit të tij, janë lehtësuar disa kufizime për gratë saudite. Më herët Princi u zotua se do të shkatërronte “ideologjitë ekstremiste” në një përpjekje për të zhvilluar një Islam më të moderuar”.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com