Messi premton: Ja çfarë do të bëj nëse Argjentina fiton Botërorin

Lionel Messi ka bërë një premtim interesant nëse Argjentina fiton Botërorin “Rusi 2018”. Ylli i Barcelonës ka premtuar se do të bëjë rreth 70 kilometra rrugë me këmbë, nëse Argjentina fiton Botërorin.

“Nëse e fitojmë Kupën e Botës, premtoj se do të eci në këmbë nga Rosario në San Nicolas”, ka thënë 30-vjeçari për “TyC Sports”.

Mesi e dha premtimin para ndeshjes miqësore mes Rusisë dhe Argjentinës. Leos i mungon shumë një titull me Kombëtaren, teksa rivali i tij, Ronaldo është më i kompletuar në këtë aspekt, pasi ka fituar “Europianin 2016” me Portugalinë.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com