Meta fton partitë në bisedime, nis sot konsultimet për datën e re të zgjedhjeve

Një ditë pasi dha edhe sqarimet sa i përket dekretit për anulimin e 30 qershorit, kreu i shtetit duket se ka ndërmarrë një tjetër hap në funksion të zgjidhjes së krizës politike.

Burime për RTV Ora bëjnë me dije se Presidenti nis nga sot konsultimet me partitë politike.

Për caktimin e datës së re të zgjedhjeve vendore, takimet e para do të nisin sot në oërn 19:00 me krerët e partive të grupimit të qendrës së djathtë.

Takimet nisin fill pas kthimit të Metës nga Kosova, ku do të marrë pjesë në festimet e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Nuk dihet se kur do të zhvillohen bisedimet me të majtën në pushtet dhe as nëse kryeministri Edi Rama do ta pranojë apo jo këtë ftesë nisur nga fakti se ka deklaruar se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor edhe pas dekretit të Presidentit për ta anuluar këtë datë.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com