Mikullovci: Veprimi i PAN-it e dëmton jashtëzakonisht Kosovën

Deputeti më i vjetër i Kuvendit të Kosovës Adem Mikullovci, ka konsideruar se vendimi i PAN-it që ta bojkotojë seancën e dëmton tej mase Republikën e Kosovës.

“Po e dëmtojnë Kosovën jashtëzakonisht shumë. Kanë bllokuar të gjitha resurset shtetërore. Janë njerëz të paskrupullt, qe 18 vjet janë duke vepruar në këtë mënyrë”, ka potencuar Mikullovci, për”Zeri.info”.

Ndërkohë është shprehur i bindur se edhe atyre së shpejti do t’u vijë fundi.

“Por le ta dinë nga Adem Mikullovci që çdo e keqe, dashur e padashur, e ka fundin e vet. Fundi u ka ardhur”, është shprehur ai më tej.

Mikullovci ka folur edhe për akuzat e PAN-it në drejtim të tij, që kinse ai po e keqpërdor pozitën e kryesuesit. Me këtë rast deputeti më i moshuar i Kuvendit ka thënë se një gjë e tillë është krejtësisht e pavërtetë. Madje ka bërë të ditur se asnjë seancë nuk është caktuar pa konsultim me të gjitha partitë, shkruan “Zeri.info”.

“Nuk është e vërtetë aspak, urdhëroni shkoni, për çdo mbledhje e gjeni çdo nënshkrim të përfaqësuesve të tjerë të partive politike. Unë asnjë seancë nuk e kam caktuar pa u konsultuar me ta, me vetë PAN-in, me vetë Enverin”, ka shtuar ai.

Madje Mikullovci është shprehur i bindur se përfaqësuesit e PAN-it po gënjejnë në mënyrën më të keqe të mundshme lidhur me këtë çështje.

“Ata po rrejnë kështu, në mënyrë të paskrupullt”, ka theksuar ai.

Ndërkohë, i pyetur nëse ai personalisht do ta votojë apo jo kandidatin e koalicionit PDK-AAK-Nisma për kryeparlamentar, Kadri Veselin, duke mos pohuar e as mohuar, ka thënë se vota e tij është e drejta e tij personale.

“Kë e votoj, kë s’e votoj ajo është e drejta ime”, ka potencuar Mikullovci./Zeri/.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com