Milan nuk ndalet akord me Biglia

Milani nuk njeh limite në merkato. Kuqezinjtë kanë gati goditjen e 8-të, pasi kanë arritur parimisht marrëveshjen me Lazion për transferimin në San Siro të Lucas Biglias. Kartoni i kapitenit argjentinas të skuadrës bardhekaltër do ti kushtojë arkave të Milanit, 16 milionë Euro , plus bonuset. Montella do të ketë tashmë në skuadrën e tij mesfushorin që kërkonte për ti dorëzuar celësat e kabinës së regjisë te Milani i sezonit të ri.

Fakti që Biglia nuk iu bashkua Lazios për fazën përgatitore të verës ishte një sinjal i qartë se lojtari i përfaqësues albiceleste kishte vendosur veton dhe dëshira e tij ishte një dhe e vetme të kalonte te Milani. Kanë mbetur vetëm detajet e fundit që Lucas Biglia të konsiderohet të gjitha mënyrat një futbollist i klubit kuqezi. Objektivi i drejtuesve të 7-herë kampionëve të Europës është që lojtari të jetë sa më shpejtë në dispozicion të trajnerit Montella për të udhëtuar në 14 Korrik me skuadrën drejt Kinës për turneun aziatik. Pas shumë bisedimesh më në fund Lazio ka pranuar të shesë kapitenin e saj, ndërkohë që Biglia shumë shpejtë do të bëhet blerja e 8-të e Milanit në këtë merkato, me kuqezinjtë që vazhdojnë të shpenzojnë shifra marramendëse për të ndërtuar një skuadër të denjë që mund të vendosë në vështirësi Juventusin.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com