Modric merr ‘Topin e Artë’, shpërthejnë motrat e Ronaldos

Motrat e Cristiano Ronaldos kanë shpërthyer pasi ylli portugez nuk arriti të fitonte Topin e Artë. Ato e kanë konsideruar gjendjen e futbollit si të neveritshëm, duke pretenduar se drejtohet nga mafia.

Në garën e së martës në Paris, çmimin prestigjoz e rrëmbeu Luka Modric pas më shumë se një dekade.

Por ndërsa Modric mori titullin para shumë emrave të njohur të sportit, Ronaldo nuk u pa asgjëkundi pasi vendosi të mos udhëtonte në kryeqytetin francez për ceremoninë, pavarësisht se përfundoi në vendin e dytë.

Për më tepër, familja e tij nuk e priti mirë triumfin e Modric.

Në një postim në Instagram motra e tij Elma Aveiro shkruajti: “Për fat të keq kjo është bota e kalbur ku jetojmë mes mafjes dhe bijve të k****** pasanikë. Por unë dhe shumë njerëz kemi ende për të parë, sidomos drejtësi. Fuqia e Zotit është më e madhe se kjo kalbësirë. Zoti vonon por nuk harron.”

Ndërsa motra tjetër e tij reagoi pak më mirë dhe tha: “Lojtari më i mirë në botë … për ata që marrin vesh nga futbolli sigurisht. Jam e shqetësuar për të ardhmen e futbollit.”

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com