Mogherini: Faza e re e dialogut Kosovë-Serbi në dhjetor

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka deklaruar  se Beogradi e Prishtina po punojnë për caktimin e përmbajtjes së “fazës së re të dialogut” për në dhjetor dhe ka theksuar se “kërcim cilësor” në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy palëve pret gjatë vitit të ardhshëm.

Mogherini ka thënë kështu gjatë konferencës së shtypit bashkë me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabic, e cila ka theksuar, njofton agjencia serbe lajmeve Beta, se është arritur marrëveshja që dialogu të ngrihet në nivel të presidentëve të Serbisë e të Kosovës.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se a do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ajo është përgjigjur se është në shërbim të qytetarëve serbë, dhe nëse kjo kërkohet për interesin e tyre, do të takohet.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com