Moska shpall “agjentë të huaj” VoA-n dhe Radio Europa e Lirë

Moska ka futur në zbatim ligjin polemizues për “agjentët e huaj” për 9 portale mediatike, përfshi këtu transmetuesin zyrtar të Shteteve të Bashkuara Zëri i Amerikës dhe Radio Europa e Lirë. Lëvizja vjen si kundërpërgjigje pas një mase të ngjashme të zbatuar nga Departamenti amerikan i Drejtësisë për mediat ruse RT dhe agjensinë e lajmeve Sputnik në shtator 2017.

Një muaj më parë, ligjvënësit rusë aprovuan me shpejtësi legjislacionin për “agjentët e huaj” dhe drafti më pas u kthye në ligj me firmën e presidentit Vladimir Putin.

Përcaktimi i ri detyron portalet mediatike t’i nënshtrohen të njëjtave kërkesa që zbatohn për organizatat joqeveritare me financime të huaja. Mediat mund të bëhen subjekt i kontrolleve qeveritare për t’u siguruar se ata i përmbahen rregullave të përcaktuara.

Ky ligj i ri pritet të acarojë më tej marrëdhënien jo të mirë që ekziston mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Sipas zyrtarëve rusë, Moska mund të marrë në konsideratë modifikimin e këtij vendimi vetëm në rast se Uashingtoni i jep fund presionit ndaj mediave ruse.

Sulmi i Moskës ndaj mediave amerikane vjen si pasojë e pretendimeve se Kremlini ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të një viti më parë, ku Donald Trump u shpall fitues.

 

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com