Muller sulmon gjyqtarët: Ishim 10 kundër 14

Thomas Muller ia ka adresuar gjyqtarit Viktor Kassai dhe asistentëve të tij humbjen që skuadra e Bayern Munchen pësoi ndaj Real Madridit në cerekfinalet e Ligës së Kampioneve.

Sulmuesi i bavarezëve u shpreh se vendimet e gjyqtarit ndikuan në ndeshje dhe se ekipi i tij me 10 lojtarë po luante kundër 14 lojtarëve, duke përfshirë me ironi në skuadrën e Realit edhe arbitrin kryesorë me dy asistentët e tij.

“Ne nuk bëmë një performancë të shkëlqyer, por ne u sollëm në fushë si burra të vërtetë me lojën që zhvilluam. Nëse e shihni si shkuan gjërat, është jashtëzakonisht e vështirë të fitosh kur luan 10 kundër 14 lojtarëve. Barazimi 2-2 ishte e rëndë, gjyqtari anësor kishte pamje të qartë. Ajo na vrau shumë. Ne ishim në formë të mirë dhe u motivuam shumë kur ndeshja shkoi në 1-2 dhe kur ishim me 11 lojtarë. Por kur gjyqtari ndërhyri me vendimet e tij, gjërat dolën jashtë kontrollit. Nuk mund të shkosh në shtëpi duke thënë ‘këto gjëra ndodhin’. Është e papranueshme me atë që ndodhi në këtë ndeshje,” u shpreh i irrituar Muller.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com