Napoli vazhdon marshimin drejt titullit, mposht Milanin

Napoli nuk ka gabuar as këtë herë në Seria A. Të besuarit e Maurizio Sarrit kanë mposhtur Milanin me rezultatin 2-1 duke vazhduar kështu marshimin drejt titullit kampion.

Goli i parë në takim u shënua me anë të Lorenzo Insignes në minutën e 33-të pas asistimit të bukur nga Jorginho. Italiani humbi edhe një tjetër rast për gol në minutat shtesë të pjesës së parë dhe me rezultatin 1-0 përfunduan 45 minutat e parë.

Në pjesën e dytë shënoi Zielinski (73’), pas asistimit nga Mertens.

Në minutat shtesë të ndeshjes Alessio Romagnoli shënoi një gol fantastik nga jashtë zona, por ishte vonë për të marrë pikë nga ky takim.

Me këtë fitore Napoli shkëputet katër pikë larg Juventusit të vendit të dytë me plot 35 të tilla me “Zonjën e Vjetër” që ka një ndeshje më pak. Ndërkohë që Milan mbetet në vendin e 7-të me 19 pikë.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com