Ndërtuesi mashtrues hedh në gjyq gazetarët e Dosja Investigative

Puntata e sotme e rubrikës Dosja Investigative e gazetarit Elio Laze risjell në skenë bëmat e ndërtuesit Arjan Çukaj.

Historia nis kur ndërtuesi njëkohësisht dhe antar në Këshillin Bashkiak të Tiranës Arjan Çukaj merr një leje ndërtimi pranë stadiumit Dinamo, më konkretisht në atë që njihet si “Shushica”. Leja e miratuar nga Bashkia Tiranë është zbardhur për një ndërtim 6-9 kate, por realisht objekti është 7-9 kate.

Ka ndryshime të dukshme nga projekti i miratuar në projektin e zbatuar. Për të gjitha këto u ankua një denoncues anonim i cili ndër të tjera na informoi se në dy prej apartamenteve, ndërtuesi ka future mes për mes ambientit të ndenjies, tubat e oxhakut, gjë e cila sipas denoncuesit sjell frikë dhe panik për sigurinë e jetës. Pikërisht për këto tuba të oxhakut të futura mes për mes apartamenteve jashtë lejes së ndërtimit Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Tiranës i ka vendosur 300.000 (tre milionë lek) gjobë firmës së ndërtimit Ferrar.

Por ama gjithshka ka mbetur në kuadër të gjobës dhe nuk është proceduar me prishje. Interesimit të gazetarëve të Dosjes Investigative në Channel One, kryeinspektori Skerdi Drenova i është përgjigjur me heshtje. Në këto kushte skandali bëhet akoma më I rëndë. Ndërtuesi anëtar i Këshillit Bashkiak ka ndërtuar pa leje mbi një leje të rregullt dhe Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Tiranës nuk jep përgjigje për gjobat që vetë ka vendosur.

Dhe sot, drejtuesi i rubrikës Dosja Investigative Elio Laze, njoftohet nga Prokuroria e Tiranës që Arjan Çukaj ka hapur një padi ndaj tij dhe ndaj gazetares Ornela Kaziu. Pra është e qartë që në vend se të zbatojë ligjet që vetë miraton në Këshill Bashkiak, ky ndërtues e ka më kollaj të padisë median dhe t’I hyjë proceseve gjyqsore.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e plotë të rubrikës Dosja Investigative në Channel One.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com