“Ndizet” Peja, Labi i këndon Ramush Haradinajt

Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri që sapo është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e 11 qershorit, ndrësa këndonte mbrëmë në një klub në Pejë ka ndezur atmosferën kur i këndoi ish-komandantit të UÇK Ramush Haradinajt.
Labi, i cili tashmë nuk është këngëtar por është deputet i Aleancës Kosova e Re, në klubin “Space” ka kënduar këngë për disa nga komandantët e UÇK, midis tyre edhe kandidatit për kryeministër Haradinaj, që është në kërkim të deputetëve për të arritur të paktën 61 vota për ta formuar qeverinë e re.
Deputeti i sapozgjedhur në Kuvendin e Kosovës ka dhënë sinjale që do të japë votën për liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ka qenë në qendër të vëmendjen pasi vota e tij mund te jetë përcaktuese për koalicionin e PAN.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com