Në Pallatin e Kongreseve – Mbyllet pas 5 orësh takimi Rama-Basha, Burimet: Zgjedhjet më 25 Qershor

Ora 15: 22 Mbyllet pas më shumë se 5 orësh takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit te PD-se Lulzim Basha që u mbajt në Pallatin e  Kongreseve për të detajuar marrëveshjen e dakordësuar mbrëmjen e djeshme në kryesinë e Kuvendit.

Me ta ishin dhe Oerd Bylykbashi dhe Engjell Agasi.

Duket se palët kanë hedhur në letër detajet e marrëveshjes së dakordësuar.

Asnjëri prej tyre, as Rama dhe as Basha nuk kanë pranuar të bëjnë deklaratë për median ndërsa në 17:00 secila parti, PD dhe PS kanë thirrur kryesinë e partisë përkatëse.

Burimet: Data më e mundshme për zgjedhjet, 25 Qershori

Në orën 14: 11 minuta burime për Ora News bënë me dije se data më e mundshme për zgjedhjet, është 25 Qershori. Më parë u folën si data mes 9 dhe 16 korrikut.

Pas këtij takimi Basha ka lajmëruar se do të takohet me aleatët.

Një natë më parë dy krerët e partive kryesore diskutuan për tre orë me rradhë kokë më kokë derisa dhanë lajmin e shumë pritur për arritjen e akordit të bazuar në paketën e propozuar nga Yee, McAllister +.

Mbrëmë u arrit marrëveshja! Rama-Basha shtrënguan duart pas 3 orësh

Ne foto: Rama dhe Basha në Pallatin e Kongreseve për të detajuar marrëveshjen

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com