Nesër Fiter Bajrami, falja e namazit në orën 06.00 në “Dëshmorët e Kombit”

Besimtarët mysliman mbyllin mbremjen e së enjtes (14 Qershor) muajin e Ramazanit, 30 ditët e argjërimit.

Mbyllja e këtij muaji të rëndësishëm kremtohet me festën e Fiter Bajramit që është ditën e premten.

Komuniteti mysliman i Shqipërisë njoftoi besimtarët se falja e namazit të Fitër Bajrami do të kryet të premte në orën 06:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, ndërkohë që programi me ligjërimet nga imamët nis më heret, rreth orës 5.30.

Arsyeja përse besimtarët i rikthen sërish faljes së namazit në Bulevard, është për shkak se hapësira në sheshin Skëndërbej do të shfryëzohet për arenën që do të ngrihet me ekranë të mëdhenj për kampionit botëror të futbollit.

Kryetari i komuniteti Mysliman Skënder Brucaj uroi besimtarët dhe duke i kërkuar që këtë festë ta shfrytëzojnë si takime vëllazërore.

“Eshtë momenti i shprehjes së dashurisë dhe respektit për familjet tona, për fqinjët tanë dhe për të gjithë njerëzit që na rrethojnë.” u shpreh ai.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com