Nga 1 janari çmimi i ujit rritet me 20 lekë, ERU merr vendimin

Që prej 1 janarit të vitit të ardhshëm qytetarët e Tiranës do të paguajnë 20 lekë më shumë për çdo metër kub ujë që do të harxhojnë.

Propozimi i bashkisë është miratuar tashmë edhe nga Enti Rregullator i Ujit (14 nentor 2017).

Sipas vendimit të miratuar në faqen zyrtare të këtij institucioni qytetarët do të paguajnë 65 lekë për një metër kub ujë nga 45 lekë që është aktualisht.

Tarifa e furnizimit me ujë të pijshëm është rritur edhe për bizneset nga 133 lekë për metër3 ka shkuar në 155 lekë për m3.Po ashtu ERRU ka miratuar dyfishim të  tarifës mujore fikse për te gjithë abonentët e ujësjellësit.

Nga 100 lekë që është aktualisht kjo tarifë, do të bëhet 200 lekë.  Kjo rritje argumentohet me synimin për të përmirësuar furnizimin me ujë në kryeqytet.

Aktualisht çmimin më të lartë të ujit në vend e paguajnë banoret e Korçës dhe Kamzës me 65 lekë metër kubin.

Qeveria shqiptare ka nisur një aksion për të ulur humbjet në rrjet si dhe për të rritur arkëtimet.

 TARIFAT PËR UJIN 
Familjarët       

ishte   45 lekë m3  behet   65 lekë m3

Bizneset

Ishte 133 lekë m3 behet 155 lekë m3

Tarifa fikse

Ishte 100 lekë m3 behet 200 lekë m3

Ja tabelat

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com