Nisin punimet për rrugën Tiranë-Ndroq

Kryetari i Bashkisë së Tiranë Erion Veliaj ka njoftuar fillimin e punimeve për rikonstruksionin e rrugës Tiranë-Ndroq.

Punimet, të cilat do të realizohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar do të zhvillohen në muajt Korrik – Gusht.

Duke komentuar fillimin e punimeve, kryebashkiaku Veliaj thotë se investimi do ndihmojë transportin e turizmin në Vaqarr, Pezë, Ndroq.

“Krahë të lehta e punë të mbarë për skuadrat në terren”, ka komentuar kandidati socialist për një mandat të dytë në Tiranë.

Ky investim do të ndihmojë jo vetëm transportin në Vaqarr, Pezë, Ndroq, por edhe do të ndikojë në turizëm.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com