Shkarkimi i Ndrecës, Maliqi: Qeveri e kapur nga klanet mafioze, duhet rrëzuar një sahat e më parë

Plarent Ndreca është emëruar nga ministri Sandër Lleshaj sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.

Ndreca ka zëvendësuar në këtë detyrë Dritan Palnikaj, të cilit i është deleguar një detyrë e re në kabinetin e kryeministrit.

Lidhur me këtë lëvizje të Plarent Ndrecës ka reaguar edhe deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Lefter Maliqi.

Në një postim në facebook, Maliqi e ka quajtur këtë, lëvizje të një qeverie të korruptuar, e kapur nga klanet mafioze që duhet rrëzuar sa më parë.

Sipas Maliqit shkarkimi i Ndrecës provoi shqetësimin e tij për lidhje nepotike mes Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, si dajë e nip për zhvillimin e tenderave të burgjeve.

Postimi i plotë i Maliqit: 

Akuzohet Daja, iken nipi. Qeveri e korruptuar, e kapur nga klanet mafioze, duhet rrezuar nje sahat e me pare. Te dashur miq! Me shkarkimin nga detyra te Sekretarit te Pergjithshem te Ministrise se Brendshme, u provua shqetesimi im nepermjet statusit ne FB diten e djeshme, per lidhje nepotike mes Drejtorit te Pergjithshem te Burgjeve dhe Sekretarit te Pergjithshem te Ministrise se Brendshme, si Daje e nip per zhvillimin e tenderave te burgjeve, ku nipi i kryente dhe Daja i merrte ne dorezim. E keqja me e madhe, vazhdon te qendroj i qete ne detyre, pasi abuzimet, arroganca, fyerjet, kercenimet, e shkuara e erret, tejkalimi i kopetencave, paaftesia, shantazhimet, privatizimi i detyres, shkaterrimi dhe degradimi qe po i ben sistemit te burgjeve, shkarkimet, pezullimet, lirimet, komandimet e paligjshme etj etj, jane njolla me e zeze e Drejtorit me te paafte qe ka njohur administrata e burgjeve keto tre dekada. Lufta ime per te mbrojtur me te drejte, njerezit e thjeshte qe respektojne ligjin, nuk do ndaloj asnjehere, pasi une mbroj interesat e qytetareve e jo te pushtetareve. Interpelanca me Kryeministrin do zbardh keto te verteta dhe kush jane klanet mafioze qe bejne keto emerime pa asnje kriter, merite, aftesi por vetem sherbejne si ushtar ndaj ketyre klaneve qe perfitojne nga djersa e popullit dhe shantazhojne administraten e ndershme te shtetit.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com