Një tjetër i shoqëruar për grabitjen e 6 mln eurove në Rinas

Një tjetër person është shoqëruar nga policia lidhur me grabitjen e ndodhur në Rinas.

Gazetarja e RTV Ora, Keti Banushi informon se ai po merret në pyetje nga policia.

Dyshohet se ka ndihmuar autorët për të kryer grabitjen brenda aeroportit.

Të dhënat momentalisht janë të pakta pasi hetuesit po tregohen të rezervuar lidhur me detaje mbi personin e shoqëruar.

Deri tani janë 6 të arrestuar për grabitjen e thasëve me miliona euro në aeroportin e Rinasit, Tiranë, që ndodhi më 9 prill 2019.

Të arrestuar janë Oltion Veseli, Elton Pikli, Alkond Bengasi, Ragip Hajdini, Renaldo Sulaj dhe Saimir Çela. Ata po hetohen në gjëndje arresti.

Në këtë grabitje nga shkëmbimi i zjarrit me policinë mbeti i vrarë Admir Murataj, personi që në pistë u fut i maskuar me një maskë silikon dhe që sipas policisë ishte kapoja i grupit. Ndërkohë, për 6 të arrestuarit dhe të kërkuarin Klement Çala, Krimet kanë nisur një hetim pasuror.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com