Nuk ka takim Trump-Putin

Ndryshe nga sa ishte paralajmëruar, presidenti amerikan Donald Trump nuk do të ketë një takim të veçantë me homologun e tij rus Vladimir Putin në Samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor. Sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, deklaroi se shkak për këtë janë përplasjet në axhendat e dy liderëve, ndërkohë që gjithashtu shtoi se një takim mes palëve nuk ishte konfirmuar kurrë.

Një javë më parë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov deklaroi se Moska po shqyrtonte mundësinë e një takimi mes dy liderëve, të dy pjesëmarrës në samitin ekonomik të mbajtur në qytetin vietnamez të Danang.

Lajmi u konfirmua më pas nga Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov, i cili deklaroi se dy krerët e shtetit do të zhvillonin një takim kokë-më-kokë për të diskutuar çështje të pazgjidhura si kriza koreane, situata në Ukrainë apo pajtimi në Siri.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com