Nxitja e turizmit e kulturës, Ylli Ndroqi: Strategji, investime serioze

Kthimi i Shqipërisë në destinacion turistik jo vetëm për vendet e rajonit por dhe më gjerë, si dhe nxitja me investime konkrete në këtë sektor, ishte qëllimi i organizimit të një tryeze të veçantë dhe të munguar deri më tani nga Shoqata e Konsujve të Nderit. Nën drejtimin e Presidentit Ndroqi, konferenca e tretë e Konsujve të Nderit mundësoi një dialog frytdhënës me prani të Ministrave përkatës, diplomatë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë të ekonomisë dhe artistë si Ambasadorë të kulturës. Në tryezë u ngritën çështje që duhen përmirësuar, për të cilat Ministrja Kumbaro dhe Ekonomi u angazhuan t’i japin zgjidhje.  

Tiranë-Shqipëria ka potencialet e duhura për të ecur përpara në zhvillimin e Turizimit dhe Kulturës, ndaj dhe Presidenti i Konsujve të Nderit, Ylli Ndroqi, i vlerësoi si katalizatorë të rëndësishëm në ekonominë e vendit.

Z. Ylli Ndroqi: Në rolin tonë si konsuj nderi ne përfaqësojmë vende nga të cilat vijnë eksperienca të jashtëzakonshme të investimit në kulturë e turizëm, në turizëm kulturor, në trashëgiminë kulturore. 

Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për tu zhvilluar në mënyrën e duhur edhe në fushën e turizmit, kulturës dhe për të sjellë kombinimin e duhur mes tyre.

Strategjitë dhe investimet serioze nga ana e shtetit shqiptar në këto dy fusha janë katalizatorë të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik, që është shumë i nevojshëm për vendin tonë.

Gjithashtu është bashkëpunimi i strukturave shtetërore me ato private, me konsujt e nderit me komunitetin, janë baza e një suksesi drejt të cilit Shqipëria ka të gjithë potencialin të ecë përpara.

Kumbaro: Kultura, një pasaportë e mirë për Shqipërinë

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe Ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi vlerësuan përpjekjet e shoqatës së Konsujve të Nderit për të kontribuar në zhvillimin e turizmit dhe kulturës.

Ministrja Kumbaro ftoi sipërmarrësit të investojnë në projekteve strategjike, duke pohuar se Konsujt e Nderit kanë lidhje diplomatike, por edhe shpirtërore me vendet që përfaqësojnë.

Kumbaro: E shoh si urë komunikimi për të shpërndarë në vendet që ju përfaqësoni një informacion që ndoshta nuk shkon gjithmonë lehtësisht në rrugë burokratike të diplomacisë funksionale. Na duhet një kordinim për të krijuar një rrijetëzim midis diplomacisë funksionale, mjeteve të informimit, diasporës që mund të jetë me shumicë ose me pakicë në vendet që ju përfaqësoni dhe njëkohësisht komunitetit të origjinës atje.

Konsulli i Letonisë, Sokol Kraja, kërkoi nga qeveria një skemë ligjore që t’i motivojë investitorët përmes sistemit të taksave që të sponsorizojnë në projekte kulturore.

Zonja Kumbaro e konsideroi një kontribut edhe në imazhin e kompanive që ndihmojnë artin, jo vetëm përfitim financiar.

Kraja: Të gjitha sponcorizimet që bëhen për efekt të kulturës të njihen trefish ose katërfish për efekt të tatim-fitimit. Në rast se Ministrja e Ekonomisë propozon që të gjitha investimet në kulturë njihen jo me 15% por me 40-50%, atëherë automatikisht përgjysmohet kosto e biznesit.

Kumbaro: E quaj hap përpara jo aq në vlerë monetare, sesa e quaj hap përpara për të thyer disa mendësi që do duhet të thyhen pastaj dhe për të arritur këtë propozim që ju bëni, të cilin e kam bërë tashmë dhe unë dhe jam shumë e lumtur nëse do të jeni përkrah meje në këtë iniciativë.

Ministrja Ekonomi iu referua statistikave të sezonit veror si tregues që turistët e huaj kanë zgjedhur Shqipërinë.

Krahasuar me vitin 2015, Ministrja Ekonomi tha se në vitin 2016 numri i turistëve është rritur me 19.7%, ndërsa shpenzimet e turistëve për këtë vit kanë arritur në shifrën e 500 mln euro.

Ekonomi: Bilanci i pagesave demostroi nëpërmjet shifrave që të ardhurat nga udhëtimet për tre mujorin e parë 2016 janë rritur 640 milion euro, ndërsa shpenzimet që ka bërë turisti shqiptar kanë qenë 500 mln euro. Kështu e ardhura neto në këtë 6 mujor ishte një e ardhur që shkonte në 140 milion euro dhe kjo është një shifër që padyshim na bën të ndihemi krenar për atë çka ka sjellë turizmi në Shqipëri.

Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Johann Sattler, përmendi investimet e vendit të tij në promovimin dhe ndërtimin e një infrastrukture për turizëm në vendin tonë, por edhe shigjetoi ndërtimin e HEC-eve në Valbonë, duke sugjeruar një vizion të qartë se ku mund të ndërhyrhet dhe ku shpallen Parqe Kombëtare

Sattler: Hidrocentralet nuk do shkonin në  të njëjtën linjë me këtë. Duhet të ketë një përkufizim të qartë të punimit industrial, por për qytetarin evropian që kërkon pastërtinë dhe natyrën, janë ndërhyrje të gabuara. Keni shumë parqe kombëtare por është e rëndësishme ti mbani ato pa ndërhyrë. Keni Valbonën duhet ti ruajmë si parqe natyrore dhe HEC nuk do të shkojnë. Duhet të ketë një kufizim për këtë. Turistët kërkojnë pastërti dhe natyrë këto ndërhyrje teknologjike çojnë në mendim të gabuar.

Edhe analisti, Afrim Krasniqi, shfaqi shqetësim për mungesë të strategjisë së turizmit dhe shprehu kundërshtinë për investimet e HEC-eve në Parqe Kombëtare.

Krasniqi: Fakti që ne nuk kemi strategji e tregon shembulli i Valbonës, është tipik. Të gjithë ngrihen, gjithë media flet, shoqëria civile flet, komuniteti flet, Ambasadorët flasin, politikanët vetë flasin dhe askush nuk e ndalon prishjen e natyrës dhe një nga resortet më të mira turistike të Shqipërisë. Alibitë, jo leje, jo qeveria e kaluar, jo qeveria e sotme. Ne nuk flasim për qeveri, flasim për shtetin. Kur shteti ka dashur të tregojë forcën e ka treguar dhe në Vlorë dhe në zona të tjera të Shqipërisë pavarësisht gabimeve që kanë bërë paraardhësit e tyre.

Ministrja Ekonomi iu referua ligjshmërisë së kontratave të bëra më herët për ndërhyrjet teknologjike si dhe konfirmoi ekzistencën e draftit të strategjisë së turizmit.

Ekonomi: Valbona është një histori që ka nevojë për trajtime të vazhdueshme juridike për Valbonën dhe ajo çfarë po bën shoqëria civile për të tërhequr vëmendjen që Valbona duhet parë, është një nga këto vëmendje që ne kemi duke parë nga njëra anë shoqërinë civile dhe opinionin e saj dhe duke parë nga ana tjetër kontratën koncesionarë të nënshkruar. Besoj se kjo është tani në vëmendje për tu vëzhguar.

Ambasadori i Sllovakisë, vend që ka dhe Presidencën e radhës së BE, sugjeroi zgjidhje pragmatiste të problemeve në interes të qytetarëve

Milan Ciganik: Të përpiqemi të jemi pagmatistë dhe të japim zgjidhje konkrete e rezultate të prekshme kur bëhet fjalë për zhvillimin e turizimit. Së dyti, të tejkalohet fragmentizimi dhe gjejmë zgjidhje sa më optimale, së treti: të përqëndohemi tek njerëzit, sepse kultura dhe turizmi ju shërben njerëzve.  

Bashkëpunim midis qeverisë dhe pushtetit vendor për planet urbane kërkoi Konsullja e Nderit të Mongolisë, Belma Çela.

Çela: Goditemi nga problemi i mosmiratimit të këtyre masterplaneve të cilat siç duket nga kalimi i një qeverie në tjetrën, gjithmonë gjendet një apati apo përballen me një ngecje sa i përket finalizimit të tyre. Dhe sërish duhet të mendojmë që në 2017 po shkojmë drejt një viti elektoral, do të përplasemi me të njëjtën situatë që një pjesë ndoshta e qyteteve apo bashkive. Specifikisht unë mund të flas për Shkodrën përderisa vi nga veriu dhe përfaqësoj deri diku qytetin tim, akoma Shkodra funksionon si një Bashki që nuk ka një plan të mitratuar, plan të përgjithshëm vendor.

Edhe Konsullja e Nderit të Norvegjisë, Marinela Jaze, vlerësoi potencialin e Shqipërisë për turizëm dhe interesin e shtetasve norvegjezë që kanë investuar në pasuri të patundshme në bregdetin tone.

Jace: Dhjetra norvegjezë, qytetarë të cilët kanë blerë apartamente në jugin tonë, ndërkohë të tjerë që janë të interesuar që jo vetëm gjatë periudhës së verës, atij turizmit tre mujor që ne kemi këtu, por të jetë sa më i gjatë, 6 muaj apo 7 muaj duke krahasuar klimën apo diferencat që ne kemi midis dy vendeve.Problemi i parë që shfaqet është mungesa e kapaciteveve të mëdhaja akomoduese.

Përpjekjet për rritjen e turistëve duhet të jenë të shumëanshme si në aspektin e operatorëve turistike, ashtu dhe të punonjësve sezonalë.

“Dimë të shërbejmë, më besoni që kemi një mangësi absolute dhe një nevojë, që nëse do kemi tavolina, vlera kryesore është si të gjejmë çelësin dhe të edukojmë struktura shërbimi, të thjeshta jo galomane. Duhet të ndërtojmë njeriun e thjeshtë që kërkon të përfaqësojë ndjenjen e shërbimit. Në Shqipëri kjo ndjenjë ka humbur”.

Blerina Ago: Ka qenë shumë e vështirë 15 vite më parë të promovojë një produkt turistik të panjohur ose të komunikoje diçka të cilën njerëzit nuk e kuptonin dhe nuk e shihnin. Dhe ju ishit ndër të parët që na dhatë një zë dhe unë në emër të gjithë skuadrës dua t’u falenderoj sepse unë turizmin e shoh si një pyll që po rijetësohej.

Bujar Lubesha: Në Shqipëri ka ardhur domosdoshmëria për një aeroport të dytë sepse me rregullat ndërkombëtare një turist nuk mund të udhëtojë nga aeroporti në një destinacion më shumë se 60 minuta.

Ekonomi: Ne po punojmë për të parë dy mundësitë e dy aeroporteve të reja, një në Kukës, një në jug të Shqipërisë. Profilet e investimeve janë bërë. Jemi në betejën për të kërkuar investitorë, që të vinë dhe të aktivizohen për të ndërtuar këto aeroporte.

Tryeza u vlerësua nga të panishmit si dhe përfaqësuesit e qeverisë si një hap i rëndësishëm në krijimin e një dialogu dhe komunikimi të vazhdueshëm me qëllim përmirësimin dhe përfitimin e ekonomisë shqiptare nga dy thesare të vendit tonë siç është turizmi dhe kultura.

Vleresimi i dy ministrive

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe ajo e Ekonomisë Milva Ekonomi, vlerësuan përpjekjen e Shoqatës së Konsujve të Nderit për të diskutuar gjerësisht për zhvillimin e turizmit dhe kulturës, ndërsa u ndalën në projekte konkrete të vitit të ardhshëm.

Ministrja Kumbaroi ftoi të investonin në projekte strategjike duke pohuar se konsujt e nderit kanë lidhje diplomatike por edhe shpirtërore me vendet që përfaqësojnë.

Mirela Kumbaro: “Në janar nisim punën për restaurimin e qendrave historike, të shpallura si të tilla, në fillim të vitit 2016 nga qeveria shqiptare për Dhërmiun, Vunoin, kalanë Himarë dhe Qeparoin. Vitin e ardhshëm do jenë destinacione me shtëpi mikpritjeje, restorante.  Tërheq vëmendjen tuaj se janë zona me interes shumë të madh zhvillimi. Dhe Kolonja, një destinacion krejtësisht i paeksploruar në të gjithë pikëpamjet. Rehova, që është fshati më qytetar  që mund të kemi, ka arkitekturë, itinerera turistike të cilët mund të tërheqin si turistin e interesuar për kulturën, natyrën eksperimente kulinare dhe që nuk e kemi në axhendën e operatorëve turistikë.

Ministrja Milva Ekonomi e quajti tryezën rast unik: “Turistët e huaj kanë interes për Shqipërinë. Kemi hapur garë për zonat teknologjike dhe zhvilluese”.

Ministrja Ekonomi iu referua statistikave të verës që ne lamë si tregues që turistët e huaj kanë zgjedhur Shqipërinë. Krahasuar me vitin 2015 ministrja Ekonomi tha se në vitin 2016 numri i turistëve është rritur me 19.7 %

Ministrja tha se jane gati dy profilet e aeroporteve dhe kerkohet vetëm investitori

Milva Ekonomi: “Po punojmë për të parë dy mundësitë e aeroporteve të reja, një në Kukës e një në jug të Shqipërisë. Profilet e investimeve janë bërë jemi në betejën për të kërkuar investitorë që të vijnë të aktivizohen.  Dy profilet e aeroporteve nga pikëpamja e thithjes së investimeve të huaja janë gati dhe mund ti merrni në çdo moment”

Rreth tryezës ishin  mbledhur konsuj nderi, biznesmenë, ambasadorë por dhe personalitete të botës së artit.

Johann Sattler: ” Mos ndërhyni në parqet kombëtare”

 Ambasadori i Austrisë në Tiranë Johann Sattler përcolli një mesazh të qartë për zhvillimin e turizmit: ” Mos ndërhyni në parqet kombëtare”. Gjithashtu ai nënvizoi se qeveria duhet të përqëndrohet tek ekoturizmi, turizmi aventurier dhe turizimi kulturor si fusha të rëndësishme dhe që duhet të subvencionohen nga shtetit

Johann Sattler:Keni shumë parqe kombëtare por është e rëndësishme ti mbani ato pa ndërhyrë. Keni Valbonën duhet ti ruajmë si parqe natyrore dhe HEC nuk do të shkojnë. Duhet të ketë një kufizim për këtë. Turistët kërkojnë pastërti dhe natyrë këto ndërhyrje teknologjike çojnë në mendim të gabuar.

ylli-ndroqi

tryeza

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com