OKB – Emigrantët drejt Evropës, 77% e fëmijëve janë viktima të abuzimit

Më shumë se ¾ e fëmijëve dhe të rinjve që janë përpjekur të emigrojnë në Evropë përmes Mesdheut janë viktima të abuzimit gjatë këtij udhëtimi të rrezikshëm, sipas një raporti të OKB.

Agjencitë e OKB-së anketuan 22,000 emigrantë dhe refugjatë, duke përfshirë 11,000 fëmijë dhe të rinj. Dhe në bazë të anketës rezulton se 77% e fëmijëve kanë rënë pre e abuzimit seksual, shfrytëzimit dhe trafikimit. Të mituarit në Afrikën Sub-Sahariane ishin objektivat më të kërkuar.

Agjencia për të Drejtat e Fëmijëve UNICEF dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin i kanë bërë thirrje Evropës për të hapur kufinjtë ligjorë për fëmijët emigrantë për të luftuar kundër trafikimit të fëmijëve dhe shfrytëzimit, si edhe për të luftuar ksenofobinë dhe racizmin.

OKB akuzoi BE javën e kaluar se po mbyll sytë ndaj brutalitetit me të cilin përballen emigrantët nga Libia dhe bëri thirrje për veprim urgjent për t’i ndihmuar ata. Rruga kryesore e migrimit nga Libia është veçanërisht e rrezikshme për shkak të paligjshmërisë, milicisë dhe kriminalitetit.

Evropa vazhdon të luftojë me krizën më të madhe të migracionit në historinë e saj, ushqyer fillimisht nga refugjatët në Siri, por tani me rrugën qendrore mesdhetare nga Afrika që po kthehet në lojë.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com