Ora News në familjen e Mariglen Debrovës i ndaluar në Turqi për lidhje me Gylen

Ora News ka shkuar në banesën e prindërve të Mariglen Debrovës i cili sipas mediave turke është i arrestuar se është i lidhur me rrjetin e Gylen.

Fatime Debrova thotë se ka dy javë që nuk flet për djalin e tij dhe nuk e di pse janë arrestuar.

Debrova, 32 vjeç, ishte duke vazhduar Doktoraturën për teologji në qytetin Samsun pranë Ankarasë, ndërsa ka mbaruar studimet në Egjipt dhe është transferuar në Turqi.

Mes lotësh ajo thotë: nuk e dimë pse është arrestuar. Edhe nusja është ndaluar ndërsa vajza e tyre e vogël ndodhet me gjyshërit në Turqi, por nuk di gjë shumë. Ai më tha se po botonte një libër.”

Gazetarja Punonte? 

Fatime Debrova: Unë nuk e di se cfarë bënte, të gënjej dot, nuk gënjej, vetëm kur më thanë kështu. Nuk e desha veten kur e mora vesh, aty më kapi zemra. 

Gazetarja:  A jeni përpjekur të lidheni? 

Fatime Debrova: Nuk na përgjigjet asnjë fare, se ku ka vajtur djali nuk e di. Vetëm kur vajta te shkolla.   Djali jeton në Samsun. Di tre gjuhe të huaja turqisht, arabisht, anglisht.  Me burrin dhe vajzën kemi qenë vetëm për dasmën e tij në Turqi. nuk ka ardhur fare në Shqipëri djali.

Intervista u mor nga gazetarja e Ora News Belinda Ruçaj.

Shqiptari është arrestuar së bashku me nusen e tij, shtetase turke dhe lajmi u mësua nga mediat turke dje.

Klikoni ketu per te pare FOTOGALERINE

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com