Paketa për drejtësinë. Presidenti: Reforma në “ngërçin” politik

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, shprehet kritik ndaj avancimit të reformës në drejtësi, ndërsa i bërë apel politikës që të zgjidhë këtë ngërc. Për kreun e shtetit, reforma në sistemin e drejtësisë, nuk duhet të shihet si përpjekje për të kapur institucionet e pavarura.

Gjatë prezantimit të projektit Euralius 4, Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tirnaë, Romana Vlahutin, ndërsa siguroi mbështetje për reformën, shprehu domoshdoshmërinë e bashkëpunimit politik.

Drejtësia është esenca e demokracisë së një vendi dhe BE është gjithnjë e gatshme të ndihmojë Shqipërinë në këtë drejtim. Një sistem funksional drejtësie është një garanci për të gjithë qytetarët. Prandaj dhe BE ka ndihmuar Shqipërinë me fonde të shumta në këtë drejtim. Shqipëria duhet të punojë për të njehësuar ligjet e saj me ato të BE-së dhe ne jemi këtu për të dhënë ndihmën tonë”.

Ndërsa Prokurori i Përgjithshëm, Adriatrik Llalla, konfirmoi se për hërë të parë projekti Euralius kater, do te kete pranë organit të Prokurorisë eksperte te cilet do ofrojne asistence teknike dhe ligjore. Projekti i katërt për konsolidimin e sistemit të gjyqësorit në Shqipëri, nisi sot diskutimet me partner ndërkombëtarë dhe aktorë vendas për realizimin e reformës në drejtësi.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com