Pako të dyshimta para konsullatave të huaja në Australi

Në Australi disa “pako të dyshimta” janë dërguar në disa konsullata të huaja në Melburn dhe ambasadat në Canberra.

Pakot e dyshimta, alarm në konsullata

Pakot, të cilat nuk duken të rrezikshme, po analizohen nga shërbimet emergjente, tha policia.

Disa përfaqësues të ambasadave janë evakuuar. Konsullata britanike në Melborune ishte një nga të parët që mori pakon.

Konsullata e Shteteve të Bashkuara në Melburn gjithashtu mori një pako “të dyshimtë”.

“Vic Emergency”, agjencia përgjegjëse për emergjencat dhe duke iu referuar qeverisë së shtetit të Victoria, kryeqyteti Melbourne, raportoi disa produkte të dyshimta të zbuluara në qytet, pranë ambasadave dhe konsullatave  diplomatike të Spanjës, Japonisë, Egjiptit, Indisë dhe Pakistanit.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com