Panucci i pakënaqur nga djemtë kuqezinj: Më duket sikur flas me një skuadër të “shurdhët”

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, nuk ka kursyer kritikat ndaj lojtarëve të skuadrës kuq e zi, duke deklaruar se çdo këshillë  dhe urdhër i tij shkon në vesh të shurdhër.

Në një konferencë për mediat para ndeshjes së 17 nëntorit kundër Skocisë të vlefshme për Ligën e Kombeve, e fundit për fazën e grupeve, tekniku italian u shpreh:

Panucci: Ndeshjen me Skocinë e merituam humbjen nuk luajtëm mirë, vuajtëm shumë. Në “Elbasan Arena” do të jetë ndryshe pasi Shqipëria nxjerr lojë të mirë në shtëpi. Kemi pësuar 3 gola nga goditjet standarde. Me duket sikur merrem me një skuadër të “shurdhët”, duhet të përsëris çdo gjë me lojtarët që më duket sikur nuk më dëgjojnë pasi nuk zbatojnë urdhrat.

Panucci nuk dha përgjigje të drejtëpërdrejtë nëse do të largohet nga pankina kuqezi në rast humbje , por tha se një rezultat negativ do të ishte i vështirë për të gjithë.

Panucci: Çdo humbje nuk duhet të më faturohet mua. Unë mbaj përgjegjësinë time për rezultatet e kombëtares por në rast të një rezultati negativ ndaj Skocisë atëherë gjithçka bëhet e vështirë, për tifozët, për Federatën, për mua, për lojtarët dhe mbi të gjitha për Shqipërinë që humb shumë.Duhet të zhvillojmë ndeshje të mirë dhe më pas do të shohim. Por nëse humbim e theksoj do të jetë e vështirë për të gjithë ne..

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com