Paris Hilton në panik, i ‘fluturon’ unaza e fejesës 2 milionë dollarëshe

Trashëgimtarja më e pasur në botë Paris Hilton është tmerruar pasi humbi unazën e fejesës ndërsa vallëzonte në një klub nate.

Paris po kërcente me të fejuarin Chris Zylka kur unaza e saj 2 milionë dollarëshe u zhduk.

“Ajo po kërcente me duart në ajër dhe vetëm në pak minuta unaza e saj gjigande ishte zhdukur. Paris ishte me të vërtetë në panik pasi klubi ishte i mbushur me njerëz dhe shumë i errët. Ishte orët e para të mëgjesit dhe ajo u çmend,”-tha një burim për Page Six.

Zylka kërkoi në të gjithë vendin për të gjetur unazën. Më në fund pas orësh kërkim ata e gjetën në një kovë më akull dy tryeza më larg.

E ndërsa kërkohej unaza e saj Hilton nuk pushoi duke qarë.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com