Parlamenti miraton marrëveshjen me Greqinë për emrin, opozita nuk merr pjesë

Me 69 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim dhe pa prezencën e opozitën Kuvendi ratifikon marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit.

Kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij në seancën parlamentare për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë tha se qytetarët do ta sjellin vendimin përfundimtar për çështjen e emrit.

“Para tre ditëve nënshkruam dokument për t’i dhënë fund çështjes tre dekadëshe. Kemi nënshkruar fillimin e fundit të paqartësive. Zgjidhje e dinjitetshme për të dyja palët. Gjuha dhe identiteti nuk do të shkelen nga marrëveshja”, deklaroi Zoran Zaev.

Marrëveshja u përshëndet edhe nga Deputeti shqiptar i BDI-së Artan Grubi. Ai tha para deputetëve se pse duhet të ratifikohet marrëveshja me Greqinë.

“Jeta të mëson se vendimet duhet t’i sjellësh në kohë të duhur, jo vonë, por në kohë të saktë. Sot është koha e vendimit më të vlefshëm për të ardhmen tonë të përbashkët. Vendimi i sotëm na sjell datë për negociata me BE-në dhe ftesë për anëtarësim në NATO”, deklaroi Artan Grubi, deputet i BDI-së.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com