Partizani nis rrugëtimin, “Të kuqtë” kanë filluar përgatitjet në kuadër të kampionatit

Partizani post-Europë ka nisur zyrtarisht përgatitjet me synimin e qartë titullin kampion. “Të kuqtë” të cilët po e kryejnë këtë fazë të rëndësishme stërvitore në Kasha të Italisë kanë filluar vendosjen e themeleve në aspektin fizik nën drejtimin e trajnerit të ri Mark Iuliano. Nuk munguan në këtë seancë të parë afrimet kryesore të këtij sesioni të merkatos deri më tani, duke nisur nga Edgar Çani i cili pritet të jetë pika e referimit në repartin e avancuar për të vazhduar me Kristian Adorjan, hungarezin e dalë nga akademia e Liverpoolit, e më tej edhe La Kamera. Skuadrës do ti bashkohet shumë shpejt edhe mesfushori nga Panamaja Eric Herrera që sapo nënshrkoi me demat.

Sigurisht serioziteti në grupin e lojtarëve është i plotë duke patur parasysh se objektivi është tej mase i rëndësishëm. “Të kuqtë” kryeqytetas nuk e shijojnë titullin kampion që nga viti 1993, megjithëse janë në pritje të vendimit të federatës përsa i përket edicionit 2015-2016 ku kurora ka mbetur vakant pasi iu hoq nga koka Skënderbeut. Partizani do të qëndrojë në Kasha të Italisë deri më datë 31 Gusht. Aktualisht është konfirmuar vetëm një test miqësor, ai i 19 Gushtit kundër skuadrës nga Seria B italiane, Ternanës.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com